Gledian Llatja pret përfaqësuesit e BE-së dhe UNDP, nis programi 6-mujor për fuqizimin e grave në tregun e punës

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur sot në një takim zyrtar përfaqësuesen e përhershme të UNDP në Shqipëri, Znj. Randi Davis, dhe përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Z. Miha Pezelj, së bashku me ekipet e tyre, në kuadër të projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës”.

Projekti “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me pushtetin lokal, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe shoqërinë civile. Elbasani është një nga 10 bashkitë në të gjithë vendin ku ky projekt po zbatohet, duke e pozicionuar qytetin si një nga qendrat kryesore të nismave për fuqizimin social dhe ekonomik të grupeve në nevojë.

Gjatë takimit, u diskutua jo vetëm mbi zbatimin e projektit në fushën e punësimit dhe përfshirjes sociale, por edhe për forcimin e bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan, BE-së dhe UNDP në një sërë fushash të tjera me prioritet, si mjedisi, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve, si dhe adresimi i çështjeve sociale në nivel komunitar.
Përfaqësuesja e UNDP, Znj. Randi Davis, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me kryetarin e Bashkisë Elbasan.

Në kuadër të projektit, 100 gra dhe vajza nga Bashkia Elbasan do të përfitojnë nga një program 6-mujor i Këshillimit Intensiv për Punësim, ndërsa 50 prej tyre do të trajnohen më tej për ofrimin e shërbimeve të kujdesit ndaj të moshuarve, duke krijuar mundësi reale punësimi dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së kujdesit në nivel lokal.

Pjesa e dytë e ditës është zhvilluar me takime në terren me përfituesit e projektit, ku u njohën nga afër me historitë, sfidat dhe pritshmëritë e tyre, si dhe me ecurinë e programeve të këshillimit dhe trajnimit profesional.

Kryetari Llatja u shpreh se Bashkia Elbasan mbetet plotësisht e angazhuar të mbështesë çdo nismë që rrit përfshirjen sociale, krijon mundësi të reja punësimi, veçanërisht për gratë dhe vajzat, dhe promovon një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, të udhëhequr nga nevojat e komunitetit, në partneritet të ngushtë me BE-në, UNDP-në dhe aktorët e tjerë lokalë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...