“GEO Magazine” artikull për Shqipërinë turistike, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar nga revista e njohur franceze “GEO Magazine”.

Ndërsa ndau sot artikullin, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria përshkruhet si një destinacion i larmishëm, me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.

Po ashtu, në artikull përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës.

Kryeministri theksoi se e gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

Revista e njohur franceze “GEO Magazine” e cilëson vendin tonë si perla e re e Mesdheut, ndërsa promovon destinacionet kryesore turistike në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

SHKODËR , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e...

Dosja Partizani/ Gjenerali Qiriazi tregon si iu kërkua firma për shitjen e kompleksit: Kërkova të takoja Bamir Topin

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Gjyqtarja e posaçme,...