Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit/ Sot faza e intervistimit, skualifikohen dy kandidate

Sot kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Burimet për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, thonë se këtë fazë nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.
Dy kandidatet ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të dorëzuara rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore për të aplikuar, duke u skualifikuar.

Garën e vijon pjesa e mbetur e kandidatëve, të cilët do të intervistohen nga komisioni i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i AMP-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...

“PD e gatshme për listat e hapura në nivel kombëtar”, Berisha: Modeli i Kosovës më i miri

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryetari...

Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave

TIRANË , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Sindikata e Transportit...