Gafë qesharake në fundin e takimit, portieri i Al Nassr i mohon trofeun e parë Cristiano Ronaldos në Arabi

ARABI SAUDITE,12 maj 2026/Albania Express News/Cristiano Ronaldo ishte vetëm disa sekonda larg titullit kampion në Arabinë Saudite, por Al Hilal arriti t’i merrte një barazim në fund skuadrës së Al Nassr.

Skuadrës së portugezit i mjaftonte vetëm një fitore për të fituar titullin kampion, por barazimi ja shtyn “festën” për ndeshjen e fundit, teksa me Damac fitorja është e vetmja mundësi për t’i sjellë titullin.

Simakan kaloi në avantazh Al Nassr në minutën e 37’, por vetëm në fundin e takimit, pas një rivënie me duar të hedhur në zonë, portieri Bento doli i pasigurt dhe topi i rrëshqiti nga duart, duke shkaktuar një autogol.

Tashmë Al Nassr i ka sytë nga finalja e Champions League 2 të Azisë, aty ku do të ndeshen pas katër ditësh me Gamba Osakan, ndërsa në fund do të përballet me Damac, në ndeshjen finale për titullin kampion.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Komisionerja e Zgjerimit vizitë zyrtare në Kosovë, Marta Kos pritet nga kryeministri Kurti dhe presidentja në detyrë Haxhiu

PRISHTINË,15 maj 2026/Albania Express News/Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit...

Nga legjendat tek arti në xham ,artisti Kreshnik Belba sjell shpirtin e gruas shqiptare përmes vitrazhit artistik dhe mahnit Elbasanin me...

NGA FATMIR POPJA Elbasan,15 maj 2026/Albania Express News/Sheshi përpara hyrjes...

“Rolex” për Armando Brojën? Premtimi i çmendur i Guardiolës nëse Burnley ndal Arsenalin

ANGLI,15 maj 2026/Albania Express News/Gara për titullin kampion në...