Fundi? Agjensia e lajmeve Axios: Ndërmjetësit e Iranit bëjnë përpjekjen e fundit për armëpushim 45-ditor

Sipas raportimit të Axios, bisedimet përfshijnë një grup ndërmjetësuesish nga rajoni dhe synojnë arritjen e një armëpushimi të përkohshëm që mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje më të qëndrueshme.

IRAN- SHBA-të, Irani dhe një grup ndërmjetësuesish rajonalë po diskutojnë kushtet për një armëpushim të mundshëm 45-ditor që mund të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës, sipas katër burimeve amerikane, izraelite dhe rajonale me njohuri për bisedimet.

Sipas raportimit të Axios, bisedimet përfshijnë një grup ndërmjetësuesish nga rajoni dhe synojnë arritjen e një armëpushimi të përkohshëm që mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje më të qëndrueshme.

Diskutimet po zhvillohen përmes Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë, ndërsa përfshijnë edhe komunikime direkte mes të dërguarit special të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Megjithatë, burime të cituara nga media amerikane vlerësojnë se shanset për të arritur qoftë edhe një marrëveshje të pjesshme brenda 48 orëve të ardhshme janë të vogla. Zyrtarët iranianë kanë shprehur shqetësim se një armëpushim i tillë mund të përsërisë skenarët e Gazas dhe Libanit, ku marrëveshjet ekzistojnë formalisht, por përshkallëzimet vazhdojnë.

Ndërkohë, Reuters thekson se informacionet mbi këto bisedime nuk janë konfirmuar ende nga burime të pavarura, duke reflektuar pasigurinë e situatës. Këto përpjekje diplomatike vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku kërcënimet dhe operacionet ushtarake nga të dyja palët po rrisin rrezikun e një konflikti më të gjerë në rajon.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori i Distancave Gjigante: Sfida e re për tifozët në Kupën e Botës 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Të ndjekësh ekipin e zemrës në...

Botërori i Stadiumeve Gigante: Amerika e Veriut gati të mahnisë botën në 2026

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Kupa e Botës 2026 premton të...

Në gjurmët e baballarëve, nga Zidane te Conceiçao, 7 futbollistët që do të luajnë në Botëror, ashtu si prindërit e tyre

BOTËRORI 2026/6 qershor 2026/Albania Express News/Dardha bie nën dardhë...