Fundgushti sjell ditë me diell dhe vranësira të pakta

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në të gjithë territorin e vendit. Pasditja do të sjellë kalime të lehta vranësirash në zonat e thella malore, por mundësia për reshje mbetet thuajse zero.

Vija bregdetare dhe shumica e qyteteve të zonës së ulët do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët me vranësira të pakta.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë mbeten të pandryshuara, duke u luhatur nga 12°C minimumi deri në 34°C maksimumi në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke arritur shpejtësi deri në 50 km/h. Kjo do të krijojë dallgëzim deri në 4 ballë përgjatë brigjeve detare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...