FPU Shqipëri mbledh Këshillin Drejtues, përcaktohen objektivat për vijimin e vitit

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Në mjediset e Ambasadës së Paqes në Tiranë u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të Federatës së Paqes Universale – Shqipëri, një takim ku u analizua veprimtaria e realizuar gjatë tetë muajve të parë të vitit dhe u përcaktuan prioritetet për muajt e mbetur të vitit 2026.

Në mbledhje morën pjesë 14 anëtarë të Këshillit Drejtues, kryetarë të Këshillave Rajonalë të Paqes, drejtues të komisioneve, si dhe Kryesia e Asamblesë.

Takimi u drejtua nga kryetari i Federatës së Paqes Universale – Shqipëri, Defrim Methasani, i cili vlerësoi angazhimin e strukturave të Federatës në rajone dhe qytete të ndryshme të vendit.

Methasani falënderoi anëtarët e Kryesisë dhe drejtuesit e Këshillave të Paqes për punën e zhvilluar gjatë këtij viti, duke i inkurajuar ata të vijojnë angazhimin për realizimin e objektivave të përcaktuara në fillim të vitit 2026.

Një rëndësi të veçantë takimit i dha edhe prania e Jacques Marion, President i Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme, si dhe zv.president i FPU në nivel ndërkombëtar.

Marion shprehu mirënjohjen për ftesën dhe vlerësoi veprimtarinë e Federatës së Paqes Universale – Shqipëri, duke e cilësuar punën e saj si një shembull frymëzues për bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave të paqes në Evropë.

Gjatë pjesës së dytë të mbledhjes u prezantua një analizë e veprimtarisë së zhvilluar gjatë tetë muajve të parë të vitit, ndërsa u diskutua edhe kalendari i aktiviteteve për periudhën në vijim.

Anëtarët e Kryesisë ndanë arritjet kryesore të strukturave që përfaqësojnë, si dhe paraqitën ide e propozime për përmirësimin e mëtejshëm të punës së Federatës.

Në qendër të diskutimeve mbetën parimet e paqes, bashkëpunimit, dialogut dhe mirëkuptimit, si baza për veprimtarinë e Federatës së Paqes Universale në Shqipëri.

Mbledhja u mbyll me angazhimin për vijimin e punës dhe realizimin e objektivave të përcaktuara për vitin 2026, duke synuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave rajonale dhe kombëtare të FPU Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...

Rama: Projektet pilot me komunitetet lokale synojnë mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...