Foto/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është shqiptari Altin Allmuça, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë.

GREQI , 23 gusht 2026/Albania Express News/-Ky që shihni në foto është shqiptari Altin Allmuça, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë.

Autori si fillim qëlloi për vdekje të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova dhe më pas u vetëvra.
Sipas burimeve, Allmuça merrej me sportin e boksit.

Çifti nuk kishin lidhje martesore, por marrëdhënia e tyre ishte e shoqëruar me konflikte, gjë që bëri që autori, nga xhelozia, të qëllonte 45-vjeçaren dhe pastaj veten.

Burimet thanë se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim 50-vjeçar nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi 45-vjeçaren, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.
Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.

Në pallatin ku u gjetën viktimat ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen, ndaj tashmë policia nuk ka asnjë dyshim për autorësinë e ngjarjes.
Mësohet se në zonë banonte vajza e 45-vjeçares, ndërsa deri tani nuk rezulton se bëhet fjalë për bashkëshortë, por për një lidhje me gjasa erotike që përfundoi me aktin ekstrem të vrasjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME