Forcohet bashkëpunimi institucional në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 11 maj 2026/Albania Express Mewd/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mori pjesë në aktivitetin dyditor me temë “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore”, organizuar në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit npo ë zbatimin e ligjit.

Aktiviteti bëri bashkë profesionistë të trashëgimisë kulturore dhe institucione të zbatimit të ligjit, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të paligjshëm të objekteve me vlerë historike e kulturore.

Si institucioni përgjegjës për kontrollin e lëvizjes së mallrave në kufi, Administrata Doganore luan një rol kyç në identifikimin dhe ndalimin e tentativave për nxjerrjen e paligjshme të objekteve të trashëgimisë kulturore nga Shqipëria.

Sipas DPD-së, mbrojtja e trashëgimisë kulturore është mbrojtje e identitetit dhe historisë sonë kombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...