Fluks i shtuar i turistëve nga Gjermania në Belsh gjatë këtij viti, qyteti kthehet në destinacionin më të kërkuar

NGA FATMIR POPJA

BELSH , 20 prill 2026/Albania Express News/Fillimi i kësaj jave ka konfirmuar edhe një herë rritjen e ndjeshme të interesit të turistëve të huaj për  Belshin, një destinacion që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike të vendit. Që në orët e para të së hënës, qyteti është vizituar nga grupe të organizuara turistësh nga Gjermania, të cilët kanë zgjedhur të zbulojnë nga afër bukuritë natyrore dhe atmosferën unike që ofron kjo zonë.

Ndalesa e parë e tyre ka qenë në qendër të qytetit, ku janë përballur me një mikpritje të ngrohtë dhe një ambient që reflekton qartë kulturë dhe standarde në rritje të shërbimeve. Ajo që ka lënë më shumë përshtypje te vizitorët ka qenë Liqeni në qendër të qytetit të Belshit, një nga pasuritë më të çmuara natyrore të zonës, i cili me ujërat e tij të qeta dhe panoramën mbresëlënëse krijon një eksperiencë relaksuese dhe të paharrueshme.

Turistët janë shprehur të surprizuar jo vetëm nga bukuria e peizazhit, por edhe nga niveli i pastërtisë dhe kultura e shërbimit në ambientet e qytetit, duke përfshirë njësitë e akomodimit dhe restorantet lokale. Këto elementë po e kthejnë Belshin në një model të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.

Gjatë ditës, grupet turistike kanë vijuar itinerarin e tyre drejt zonës së Dumreja, e njohur për kompleksin e saj unik të liqeneve karstike. Kjo zonë përfaqëson një nga fenomenet më të rralla natyrore në Shqipëri, me dhjetëra liqene të shpërndara në një reliev të butë kodrinor, që ofrojnë pamje spektakolare dhe mundësi të shumta për turizëm natyror dhe aventurë.

Në një kohë kur turizmi global është në kërkim të destinacioneve autentike dhe të paprekura, Belshi po arrin të pozicionohet si një zgjedhje ideale. Kombinimi i natyrës së virgjër, trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes tradicionale shqiptare po tërheq çdo ditë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Autoritetet lokale dhe strukturat turistike vijojnë të jenë aktive në promovimin e kësaj zone, duke synuar jo vetëm rritjen e numrit të turistëve, por edhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve. Ftesa mbetet e hapur për të gjithë ata që kërkojnë një eksperiencë ndryshe:

“Ejani dhe përjetoni qetësinë, bukurinë dhe autenticitetin që vetëm Belshi mund t’ju ofrojë.”

Me ritme të tilla zhvillimi, Belsh po shndërrohet jo vetëm në një destinacion të preferuar sezonal, por në një pikë referimi të qëndrueshme për turizmin në Shqipërinë e mesme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME