Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Egnatia mposht Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede arriti të fitojë me shifrat 1-2 në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Final 4.

Ndeshja nisi me Vllazninë më të uritur dhe më ofensive, por goli erdhi në anën tjetër në minutën e 39-të. Eljon Sota shfrytëzon në perfeksion një kros nga e djathta dhe me një gjuajtje shumë të kalibruar me kokë arrin të tundë rrjetën.
Goli i jep qetësi skuadrës rrogozhinase, që luan më e tërhequr dhe i lë terren Vllaznisë. Shkodranët janë të parashikueshëm dhe Egnatia arrin t’i neutralizojë. Por kjo situatë zgjat deri në minutën e 77-të kur Qato përfiton nga një top i kthyer nga shtylla dhe arrin të tundë rrjetën më kokë.

Por avantazhi zgjat shumë pak, sepse Fangaj telekomandon sërish një kros nga e djathta dhe Adjessa koordinohet në perfeksion për të realizuar një tjetër gol fotokopje dhe rikthyer avantazhin.
Ky moment i golit pasohet nga një tension i madh në fushën e lojës, ku stafet dhe dy ekipet u përleshën me njëri-tjetrin, me protagonistë kryesorë Aleksin dhe Gurishtën.
Ky moment i kushton Egnatias, sepse kapiteni largohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me një lojtar më pak, kur u dhanë 11 minuta shtesë. Egnatia sakrifikon deri në fund dhe merr një fitore, që e afron me titullin, megjithëse do të duhet të shihet rezultati i ndeshjes Elbasani-Dinamo dhe dy ndeshjet e raundit të fundit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 96% të votave në krye të opozitës. Rezultatet në çdo degë

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sali Berisha është rikonfirmuar nga...

Fieri hap në plazhin e Darëzezës sezonin e ri turistik veror

FIER,23 maj 2026/Albania Express News/ Mes një atmosfere festive...

PD Elbasan “blindon” votën , mbi 1100 anëtarë votojnë pro në referendumin për Berishën

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Në degën e Partisë Demokratike...