Familjet shkodrane që mbështetën Mbretin Zog nderohen nga Princ Leka II

Një aktivitet simbolik u zhvillua në Shkodër, ku dhjetëra familje legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan për kontributin e tyre historik.
Në takim mori pjesë Princ Leka Zogu II, i cili vlerësoi besnikërinë dhe qëndresën e shkodranëve ndër vite, duke theksuar lidhjen e veçantë të familjes mbretërore me qytetin verior.

“Shkodra ka qenë gjithmonë vatër e besimit dhe qëndresës. Mirënjohje për gjithë zogistët që qëndruan pranë familjes time,” – u shpreh princ Leka gjatë fjalës së tij.

Në aktivitet foli edhe Ted Kopliku, ish-kandidat i Partisë Demokratike në Shkodër, i cili përfaqësoi legalistët në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se periudha e Mbretit Zog përfaqësonte një shembull ndërtimi institucional dhe shtetformimi.

“Në kohën e Mbretit Zog treguam se ndërtojmë shtetin,” – tha Kopliku.

Ndërsa kryetari i Legalistëve, Sokol Axhami, theksoi se është koha për rikthimin e sistemit mbretëror, duke e cilësuar atë si një garanci për stabilitet dhe unitet kombëtar.

“Kemi detyrim të rikthejmë sistemin mbretëror. Ai garanton stabilitet, unitet dhe zhvillim,” – u shpreh Axhami.

Në përmbyllje të takimit, Princ Leka II ndau certifikata mirënjohjeje për disa familje shkodrane që, sipas tij, i kanë qëndruar besnike traditës dhe vlerave të monarkisë shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...