Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan pret mbi 50 studiues nga më shumë se 20 vende në Konferencën Përfundimtare të EDEM

ELBASAN, 17 shtator 2026 /Albania Express News/ – Programi i plotë i Konferencës Përfundimtare të COST Action CA21137 – Ethics in Dementia (EDEM) është tashmë i publikuar, duke sjellë në Elbasan një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e etikës në kujdesin ndaj personave që jetojnë me demencë.

Më 16 dhe 17 shtator 2026, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” mirëpriti më shumë se 50 studiues, profesionistë dhe ekspertë nga mbi 20 vende të ndryshme, të cilët u bënë pjesë e dy ditëve me leksione kryesore, prezantime shkencore, diskutime në panele dhe sesione bashkëpunuese.

Konferenca shënon përmbylljen e katër viteve të bashkëpunimit ndërkombëtar të COST Action CA21137 – Ethics in Dementia, duke vendosur në fokus çështje të rëndësishme që lidhen me dinjitetin, autonominë dhe kujdesin etik për personat me demencë dhe familjet e tyre.

Aktiviteti u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit, duke e kthyer qytetin në një pikë takimi për studiues dhe profesionistë të angazhuar në këtë fushë.

Një nga mesazhet kryesore të kësaj nisme është rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike, shëndetësore dhe vendore për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar mbështetjen ndaj personave që jetojnë me demencë dhe familjeve të tyre.

Konferenca zhvillohet gjithashtu në kuadër të Muajit Botëror të Alzheimerit, duke kontribuar në rritjen e vëmendjes publike dhe profesionale ndaj demencës dhe sfidave që ajo paraqet për individët, familjet dhe komunitetin.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME