Euro 2026 U-19, Shqipëria barazon 0-0 ndeshjen e dytë ndaj Sllovenisë

Shqipëria U-19 barazoi të shtunën në mbrëmje me rezultatin 0-0 ndeshjen e dytë kundër Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian 2026 për këtë moshë.

Trajneri Julian Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Taho (GK), Avdullari, Gecaj, Sina, Huqi (c), Kulla, Durmishi, Blini, Vogli, Sylejmani, Sheji.

Në përgjithësi, loja ishte e balancuar. Shqipëria tentoi disa herë me kundërsulme të shpejta dhe aksione të ndërtuara në krahë, por pa arritur të konkretizojë.

Kuqezinjtë patën tre raste të pastra shënimi, ndërsa Sllovenia ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë. Në fund takimi u mbyll 0-0.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Ukraina mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0.

Ndeshja e fundit e Shqipërisë në këtë raund është kundër Malit të Zi më 18 nëntor, në orën 14:00 në “Niko Dovana”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo kërkon historinë me Ilir Dajën, surprizë në sulm! Publikohen formacionet zyrtare ndaj Pafosit

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të...

Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut...

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...