Ervin Bulku “tërbon” shqiptarët, tifo për Hajdukun

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përgëzon klubet e Egnatias, Dinamos, Ballkanit, Dritës dhe Shkëndijës për paraqitjet e tyre dinjitoze në raundet kualifikuese të UEFA Champions League dhe UEFA Conference League. Në urimet e tij, presidenti Duka u uron suksese në ndeshjet e radhës, ku Dinamo City do të luajë kundër Hajduk Split. Nëse presidenti Duka inkurajon dinamovitët në Europë, tjetër mendim ka zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku.

Ish-mesfushori i Tiranës në një prononcim të dhënë median kroate, “24 sata”, ka deklaruar se në përballjen Hajduk Split-Dinamo City, ai mbështet ish-skuadrën e tij. Shkrimi i medias kroate, që serviret shkurtimisht për lexuesit në faqen on-line, pasi të plotë gjendet në versionin print, hapet me këtë titull: “Ervin Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Europë…”.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...