Elbasani gjelbërohet, Kryebashkiaku Llatja bashkohet me nxënësit në nismën “Zëri i Natyrës”

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishte sot i pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Fadil Gurmani”, ku së bashku me nxënësit mori pjesë në mbjelljen e disa pemëve në kuadër të projektit “Zëri i Natyrës – Ne mësojmë, rritemi dhe mbjellim jetë”.

Kjo nismë do të shtrihet në të gjitha shkollat e qytetit, duke u kthyer në një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi dhe veprimi për mjedisin.

Llatja theksoi se edukimi i brezave të rinj mbi kujdesin ndaj natyrës është një investim thelbësor për të ardhmen e Elbasanit dhe se bashkia do të vijojë të mbështesë projekte që sjellin më shumë gjelbërim dhe cilësi jete në komunitet.

Synimi i “Zërit të Natyrës” është të krijojë një kulturë bashkëpunimi mes nxënësve, mësuesve dhe institucioneve, përmes aktiviteteve praktike si mbjellja e pemëve dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra.

Bashkia Elbasan fton qytetarët dhe komunitetin të bashkohen në këtë nismë të përbashkët, që synon një mjedis më të pastër dhe një qytet më të gjelbër për të gjithë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...