Elbasan / Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas , Poli Boriçi para gjykatës për tentativën e vrasjes në një lokal në Elbasan

ELBASAN ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Do të zhvillohet  sot, më 18 gusht 2026, seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të ndaluarit Poli Boriçi, i dyshuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në një lokal në Elbasan, ku dyshohet se ka tentuar të vrasë një shtetas.

Seanca ka si objekt “Vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë” dhe do të zhvillohet  në orën 13:00.

Sipas të dhënave të bëra publike lidhur me çështjen, Boriçi është ndaluar nga autoritetet pas ngjarjes, ndërsa tashmë është përballur me gjykatën për përcaktimin e masës së sigurisë që do të zbatohet ndaj tij gjatë hetimeve.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan, ku situata ka degjeneruar në një përplasje të rëndë dhe i dyshuari, sipas akuzës, ka tentuar t’i marrë jetën një shtetasi.

Gjatë seancës, gjykata do shqyrtojë kërkesën e organit të akuzës lidhur me masën e sigurisë, ndërsa palët do  paraqesin  qëndrimet e tyre për rrethanat e ngjarjes dhe rrezikshmërinë e të dyshuarit.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë do të përcaktojë nëse Poli Boriçi do të qëndrojë në burg apo do të përfitojë një masë tjetër sigurie, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Autoritetet pritet të administrojnë dhe të analizojnë provat e mbledhura, dëshmitë dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Poli Boriçi konsiderohet i dyshuar deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME