Egnatia debuton me barazim në Ligën e Konferencës, danezët i përgjigjen golit të Grudës

ELBASAN, 15 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia e ka nisur me një barazim aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke ndarë pikët në shifrat 1-1 me danezët e Midtjylland në “Elbasan Arena”. Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje të luftuar, kaluan të parët në avantazh me anë të Grudës, por miqtë reaguan shpejt duke rivendosur baraspeshën.

Sfida e parë e Egnatias në këtë fazë të një kompeticioni europian u zhvillua në rrethana të veçanta, pasi për shkak të situatës në vend dhe protestave, ndeshja u zhvendos nga Tirana në Elbasan.
Takimi nisi me ritëm të lartë, teksa që në minutën e katërt Dajsinani u detyrua të ndërhynte për të ndalur një gjuajtje të rrezikshme të Rajoviçit nga afër. Egnatia u përgjigj me Kryeziun, i cili provoi në minutën e pestë, ndërsa në minutën e 15-të Adjesa pati një mundësi për të rrezikuar portën daneze, por nuk arriti të devijonte siç duhet topin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME