Edi Rama: Kompani shtetërore në fushën e naftës për të mbrojtur konsumatorët

TIRANË, 31 mars/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se përmes krijimit të kompanisë shtetërore të naftës do të bëhet një transformim i thellë i aktivitetit në tregun e hidrokarbureve, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, Rama u ndal te rritja e çmimit të naftës, si rezultat i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur për strukturën e çmimit të naftës, Rama sqaroi se nëse heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës çmimi do të bjerë, por të gjithë ata që kanë një automjet do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që paguajnë sot.

Ndërkohë, Rama theksoi se ata që paguajnë sot më shumë janë ata që shpenzojnë më shumë naftë për qarkullim, pra ndotësit më të mëdhenj të ambientit.

“Përtej kësaj ne kemi marrë përsipër të bëjmë një transformim të thellë të të gjithë mënyrës se si zhvillohet aktiviteti në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike që do të marrë përsipër të garantojë rezervën strategjike të naftës. Rezervat strategjike janë shumë të rëndësishme pasi nuk mund të rrezikojmë të mbetemi pa naftë në një kohë të caktuar”, tha Rama.

Rama sqaroi se kjo kompani publike do të jetë edhe furnizuese e naftës dhe do të ndikojë në çmimin e naftës duke mbajtur anën e konsumatorëve, jo të distributorëve.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se “është krijuar një kompani e përbashkët publike me Emiratet e Bashkuara që ka zëvendësuar disa nga praktikat koncesionare që ne trashëguam”.

“Njëra ka të bëjë me pullat fiskale dhe një tjetër për markimin e naftës, që ishin dështime. Por markimi i naftës ka shumë rëndësi për të mos lejuar të futet në rrjet naftë kontrabandë. Shumë shpejt ne do të fusim një produkt shumë të fortë që do të jetë i pamundur të shmanget dhe manipulohet”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, tjetër zonë gri e hapësirës së tregtimit të naftës është nafta tranzit, e cila rrezikon të futet kontrabandë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...