E çuditshme/ Sfida starton në orën 20:45, por UEFA anulon dy gola me VAR në ndeshjen Andorra-Shqipëri

 

Në faqen zyrtare të UEFA-s, ndeshja është shfaqur si e nisur katër orë përpara orarit zyrtar, duke ngjallur habi te tifozët dhe ndjekësit online.

Ajo që e bëri situatën edhe më kurioze ishte fakti se në seksionin e ndeshjes u publikuan tre ndërhyrje të VAR-it, sikur takimi të ishte në zhvillim. Në dy prej tyre, sipas postimeve të UEFA-s, VAR-i kishte anuluar gola, duke krijuar përshtypjen e një takimi që po luhej në kohë reale.

Natyrisht, bëhet fjalë për një gabim teknik të faqes së UEFA-s, ku mësohet se editorët kanë testuar sistemin e postimeve për situatat e ndeshjeve, duke i publikuar aksidentalisht edhe për publikun.

Ndërkohë, sfida mes Andorrës dhe Shqipërisë pritet të nisë në orarin e parashikuar, në 20:45, dhe është pjesë e kualifikueseve drejt Kampionatit Botëror 2026.

Një “gafë” që ka bërë xhiron e rrjeteve, por që ndoshta i ka sjellë pak buzëqeshje tifozëve përpara duelit të vërtetë në fushë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani , kryeqyteti i pingpongut ballkanik nga 24-28 qershor 2026

NGA FATMIR POPJA ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Nga data...

“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/- Me ujërat...