“E-Albania 2.0”, rihapet platforma, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

TIRANË,18 maj 2026/Albania Express News/Është rihapur aktiviteti i platformës e-albania pas dy ditësh jashtë funksionit për shkak të disa ndryshimeve teknike që u kryen.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqen risitë e bëra në pltaformë, duke shkruar se tashmë e-Albania 2.0 është një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.
“E-Albania 2.0, një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri. Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë”, shkrua Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

Kulla Hupi, destinacion që vendos në hartën turistike fshatin Dushaj në Bulqizë

BULQIZË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kulla “Hupi” në...