Durrës/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, të dy përfundojnë në spita

DURRËS ,13 gusht 2026/Albania Express News/- Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e një gruaje, pasditen e kësaj të enjteje në lagjen 14 të Durrësit.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:00, ku, sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, A. L., 38 vjeçe, e ka goditur atë në pjesën e kokës me një mjet prerës, thikë.

Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Si pasojë e përplasjes, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime trupore dhe janë paraqitur në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për mbledhjen e provave dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e plotë të dinamikës së ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e konfliktit dhe përgjegjësinë konkrete të personave të përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME