“Drita e syve të mamit”, përcillet nesër për në banesën e fundit 20-vjeçari që u vra nga shoku në Korçë, e ëma prek me fjalët

KORÇË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Me dhimbje të thellë, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko që humbi jetën në mënyrë tragjike në Korçë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, duke njoftuar edhe ceremoninë mortore të të birit.

Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Ornela Zuko ka shprehur dhimbjen e pakufishme për humbjen e djalit të saj, të cilin e quan “dritën e syve të mamit”.
“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, në pamundësi për t’ju përgjigjur të gjithëve, ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit”, shkruan ajo.

Nëna e 20-vjeçarit shprehet se i biri do të mbetet përgjithmonë pjesë e shpirtit të saj.
“Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit”, shkruan Ornela Zuko.
Në fund të mesazhit, ajo i drejtohet të birit me fjalët e fundit të një nëne të pikëlluar: “U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”.
Ceremonia e lamtumirës së fundit për 20-vjeçarin do të zhvillohet më 11 gusht, në orën 12:00.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

ARRSH sqaron debatin për hyrje-daljen në Papër të Elbasanit : Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme

ELBASAN -RROGOZHINË , 10 gusht 2026/Albania Express News/- Autoriteti...

Flakët kërcënojnë Athinën/ Evakuohet një fshat, 172 zjarrfikës luftojnë me erërat e forta në Atikë

ATHINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i ri...