TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore që dëshirojnë t’i bashkohen sistemit shëndetësor publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, fton profesionistët e fushës të aplikojnë për vendet e hapura në sektorin publik.
Thirrja synon profesionistë të profileve të ndryshme të shkencave mjekësore, duke u krijuar mundësinë të kontribuojnë me njohuritë dhe përvojën e tyre në shërbim të pacientëve dhe qytetarëve.
Aplikimet janë të hapura nga 10 gushti deri më 24 gusht dhe përfshijnë disa kategori profesionistësh të shëndetësisë, infermierë, mami, teknikë imazherie dhe laboratori, fizioterapistë dhe logopedë
Procesi i aplikimit kryhet online, përmes platformës zyrtare të dedikuar për rekrutimin e profesionistëve të shëndetësisë, infermierepershqiperine.al.

