Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij në qytetin e Elbasanit

ELBASAN ,10 gusht 2026/Albania Express News/-I dënuari me burgim të përjetshëm Ardian Çapja nuk mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i dha leje të dënuarit, i cili ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se familja e Çapjas kishte dorëzuar që në orët e para të mëngjesit dokumentet që vërtetonin ceremoninë mortore, me kërkesën që ai të lejohej të merrte pjesë në varrim.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte kërkuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dënuarit, përveç autokolonës së forcave speciale që do të angazhohej për shoqërimin e tij.

Pavarësisht kërkesës dhe masave të parashikuara të sigurisë, Çapja nuk ishte i pranishëm në ceremoninë mortore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Flakët kërcënojnë Athinën/ Evakuohet një fshat, 172 zjarrfikës luftojnë me erërat e forta në Atikë

ATHINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i ri...

Protestë në Mirakë të Librazhdit, banorët kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e Koridorit VIII

LIBRAZHD ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Banorët e Mirakës në...

Stuhia e fuqishme godet Kinën/ Shangai nën ujë, mbi 1 milion të evakuuar, paralajmërohet për përmbytje

KINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Mbi 1 milion banorë...