Drejtuesi Politik i PD ,Tomorr Alizoti prezanton Alis Narazanin ,kryetarin e ri të PD-së për Elbasanin

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, së bashku me deputetët e kësaj force politike në qark, organizuan një mbledhje me Kryesinë dhe kryetarët e grupseksioneve, ku prezantuan kryetarin e ri të Partisë Demokratike për degën Elbasan, z. Alis Narazani.

Z. Narazani merr drejtimin e degës pas një procesi model zgjedhor, ku secili kandidat pati mundësinë të shprehte vizionin e tij dhe të fitonte besimin e demokratëve. Ai do të udhëheqë me përgjegjësi dhe përfaqësim dinjitoz këtë degë të rëndësishme të partisë.

Para procesit zgjedhor, PD e Elbasanit ka ndërmarrë disa përjashtime të anëtarëve që nuk respektonin rregullat e brendshme të partisë, duke garantuar një garë të drejtë dhe transparente për kandidatët. Ky hap u vlerësua si i domosdoshëm për të siguruar stabilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Gjatë takimit u diskutua forcimi dhe ristrukturimi i strukturave të Partisë Demokratike, si dhe përditësimi i anëtarësisë, një hap ky i domosdoshëm për të rritur angazhimin dhe për të bashkuar të gjithë demokratët e Qarkut Elbasan.

Me energji të reja dhe entuziazëm, PD synon të forcojë pozicionin e saj dhe të shënojë fitore në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Selenica dhe e ardhmja e saj: Thirrje për bashkim në mbrojtje të identitetit dhe zhvillimit të bashkisë

Nga Ilia Bombaj SELENICË ,30 maj 2026/Albania Express News/Debati mbi...

Titulli kampion ! Egnatia, Vllaznia dhe AF Elbasani në garë për trofeun dhe mbi 1 milion euro të ardhura

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Dy ndeshje kanë mbetur për...

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, në rendin e ditës zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe ndryshimet statutore. Nis regjistrimi i delegatëve

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Partia Demokratike zhvillon sot punimet...