Dosti: Ndeshja e radhës me Egnatian, test i vërtetë për karakterin e skuadrës

Nga Vladimir Mema

Elbasani ka nisur sezonin e ri të Superiores me këmbën e mbarë, duke marrë një fitore që ka ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve verdheblu. Në një qytet ku futbolli ka gjithmonë aromë historie dhe krenarie, ky fillim i mbarë shihet si sinjal se skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç mund të synojë stabilitet dhe rezultate solide.

Pas rikthimit në elitë sezonin e kaluar dhe qëndrimit dinjitoz, Elbasani duket më i qetë dhe më i konsoliduar. Pak lëvizje në merkato, por me një bosht të ruajtur dhe një frymë grupi që nuk mungon.

Analiza e Muharrem Dostit

Ish-portieri dhe trajneri i mirënjohur Muharrem Dosti, që njeh mirë mentalitetin e skuadrës dhe atmosferën e qytetit, ka komentuar fitoren e parë:

“Skuadra ka ruajtur një bërthamë të rëndësishme lojtarësh dhe ka punuar mirë gjatë fazës përgatitore. Fitorja e parë gjithmonë jep siguri dhe qetësi në ekip”, tha Dosti.

Ai shtoi se ndeshja e radhës me Egnatian do të jetë një provë e vërtetë për të treguar nëse ekipi ka potencial për të qëndruar lart. “Egnatia është skuadër stabile dhe cilësore, një test i vërtetë për karakterin e ekipit”, u shpreh Dosti.

Stabilitet dhe pak lëvizje në merkato

Pak ndryshime në përbërje këtë merkato, sipas Dosit, janë avantazh: “Kur ke një grup që e njeh njëri-tjetrin, nuk humbet kohë duke u përshtatur. Stabiliteti është një vlerë e madhe, sidomos në Superiore. Natyrisht, afrime cilësore gjithmonë nevojiten, por më mirë pak dhe të zgjedhur sesa shumë pa kriter”. 

Kampionati këtë sezon

Dosti vlerëson se gara do të jetë e ngushtë dhe interesante: “Nuk ka një ekip që dominon. Egnatia, Dinamo, Vllaznia, Partizani dhe Elbasani duket se janë më të konsoliduar për pjesën e Final 4. Tirana mbetet faktor, ndërsa surpriza mund të vijë edhe nga Flamurtari apo skuadra të tjera”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...