Diskutimet për zgjedhjen e presidentit konsensual, Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme dhe ish-presidentja Osmani

PRISHTINË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin e radhës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun pasditen e ditës së sotme.

Kurti dhe Abdixhiku takohen në kuadër të negociatave për arritjen e një dakordimi për zgjedhjen e një presidenti konsensual, pas tërheqjes së LDK-së nga kërkesat për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Abdixhiku është i shoqëruar me ish-presidenten, Vjosa Osmanin dhe nënkryetarin e partisë së tij, Lutfi Haziri.

Para takimit Kurti tha takohen për të diskutuar për konstituimin e institucioneve.
“Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, u shpreh Kurti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME