Dinamo City nuk ka mëshirë në derbi, skuadra e Ilir Dajës i jep leksion Partizanit

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Dinamo City nuk ka mëshirë në derbin me Partizanin, një ndeshje kjo që ishte e vlefshme për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në sfidën e zhvilluar në Vorë, skuadra e Ilir Dajës iu imponua Të Kuqve duke i mundur me rezultatin 4-2 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Festivali i golave në këtë derbi argëtues nisi që në minutën e 11 kur Dinamo City mori kryesimin në rezultati me golin e Berishës. Megjithatë reagimi i Partizanit ishte shumë i shpejtë, pasi vetëm 3 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Aliun. Ekuilibri në rezultat zgjati vetëm 16 minuta pasi Dinamo City u rikthye në avantazh teksa shënoi me Erion Hoxhallari dhe pa u shuar mirë festa e këtij goli, Silva Richards e çoi rezultatin në 3-1 me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.
Pas pushimit të ndeshjes, që në minutat e para të pjesës së dytë Partizani shkurtoi diferencën në 3-2 me një lojtar që Dinamo e njeh mirë, David Fadairos. Por të besurarit e Ilir Dajës, në minutën e 77 kthyen diferencën e dy golave teksa me Erion Qardakun shënuan golin e katërt duke fiksuar fitoren 4-2 që i jep mundësinë Dinamo City të shkojë në 9 pikë, ndërsa Partizani mbetet me 4.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Harta e re Territoriale, Rama nga Vlora: Bashkimi do bëhet, e thotë historia dhe numrat

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Tabaku: Duhet transparencë për kontratat mbi transformimin e pasurive publike

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Deputetja e Partisë...

Renditja e Superiores/ Si ndryshon pozicionimi i skuadrave pas 3 ndeshjeve të para të javës së katërt

TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Të premten dhe...