Dinamo City – Egnatia, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika

TIRANË, 9 maj 2026 /Albania Express News/ Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 13 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku Dinamo City dhe Egnatia do të përballen për trofeun e 74-t në historinë e këtij kompeticioni.

Dy skuadrat rikthejnë një duel tashmë të njohur, duke ripërsëritur finalen e sezonit të kaluar, që u fitua nga Dinamo City. Edhe në këtë edicion, të dyja ekipet kanë kaluar me meritë çdo fazë të kompeticionit dhe vijnë në finale si pretendente të denja për trofeun.

Për Egnatian, kjo është finalja e katërt në Kupën e Shqipërisë, ndërsa kanë arritur të fitojnë dy trofe, në vitet 2023 dhe 2024. Nga ana tjetër, Dinamo City siguron për të dytin vit radhazi praninë në finale, teksa klubi numëron plot 14 trofe në këtë kompeticion.

Finalja e 13 majit pritet të ofrojë një përballje të fortë dhe spektakolare, ku Dinamo City synon të mbrojë trofeun dhe të konfirmohet sërish kampione, ndërsa Egnatia kërkon të rikthejë Kupën dhe të shtojë një tjetër sukses në historinë e saj.

Biletat për ndeshjen Dinamo City – Egnatia mund t’i blini në platformën ebileta.al.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Kaos në Londër pas eliminimit të Marokut nga Botërori, tifozët përplasen me policinë pas humbjes ndaj Francës

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi i Marokut...