Diell dhe temperatura deri në 34°C, vranësira kalimtare pasdite

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin Shqiptar ku më të dukshme do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim të ulët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...