Diaspora shqiptare në Times Square, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari: “Të gjithë bashkë, për një qëllim ,liri për çlirimtarët”

TIRANË, 17 shtator 2026 /Albania Express News/- Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga një tubim i diasporës shqiptare në Times Square, ku pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në postimin e tij në Facebook, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari e ka shoqëruar aktivitetin me mesazhin “Të gjithë bashkë, për një qëllim — liri për çlirimtarët!”, duke theksuar bashkimin e shqiptarëve në diasporë rreth çështjes së Kosovës.

Sipas tij, shqiptarë nga treva të ndryshme u mblodhën në një aktivitet të përbashkët, me synimin për të shprehur solidaritet me ish-drejtuesit e UÇK-së, për të cilët ai dhe pjesëmarrësit e tubimit shprehen se janë dënuar padrejtësisht.

“Pavarësisht se nga cila trevë shqiptare vijmë, sot na bashkon Kosova, na bashkon historia jonë dhe respekti për ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e saj”, shkruan Hajdari.

Prefekti i Tiranës nënvizon gjithashtu rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, duke përcjellë mesazhin se mbështetja për Kosovën dhe kujtesa për sakrificat e popullit të saj mbeten të rëndësishme për komunitetin shqiptar jashtë vendit.

Në fund të reagimit, Hajdari përcjell një mesazh solidariteti të shoqëruar me tre fjalë kyçe: “Liri • Drejtësi • Dinjitet”, duke e cilësuar tubimin si një moment bashkimi të shqiptarëve në diasporë.

Postimi vjen në një kohë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së dhe proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës vijojnë të jenë në vëmendjen e opinionit publik shqiptar dhe të diasporës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...