“Detajet do të bëjnë diferencën”/ Laçi para ndeshjes me Poloninë: Do ta ndërroja golin tim në Europian me një që na dërgon në Botëror

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, ka folur në një konferencë për mediat para takimit me Poloninë.

Ai u shpreh se detajet do të bëjnë diferencën në këtë ndeshje, teksa shtoi se gjithë skuadra është gati për të arritur objektivin e Botërorit.
“Të dyja ekipet mendoj se e meritojnë të jenë në Kualifikueset e Botërorit. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Duhet të kemi parasysh që ndeshja mund të shkojë dhe më shumë. Ne do të futemi nga minuta e parë dhe ta mbyllim sfidën brenda 90 minutave.

Kur është ndeshja jashtë shtëpisë, mendoj se do na japë një motivim më shumë. Do të kemi pak tifozë në tribunë, por shumë tifozë nga e gjithë bota që do na ndjekë. Besoj se ai do jetë motivimi më i madh që do kemi. Edhe ju si gazetarë, edhe ne si lojtarë, e kemi pasur gjithmonë një ëndërr për të parë Shqipërinë në Botëror. Kemi një kundërshtar të fortë, ndërsa po kaluam, kemi dhe një ndeshje të dytë. Duhet të shohim njëherë ndeshjen me Poloninë dhe të bëjmë më të mirën. Kemi punuar shumë, kemi sakrifikuar shumë dhe duhet të besojmë.
Në Kombëtare nuk kemi shumë kohë të përgatitemi. Kemi shumë kohë që jemi bashkë. Grupi është thuajse i njëjtë, me ndryshime të pakëta. Me çdo lojtarë ndihem mirë.
Edhe unë personalisht kam bërë një Europian dhe tani më mungon një Botëror. Goliun në Europian do ta ndryshoja me një gol që na dërgon në Botëror. Ai është momenti më i bukur i imi, por tani mund të jetë ky momenti më i bukur.
E dimë që do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk parashikojmë ekipin polak. Sigurisht që do e analizojmë, por do fokusohemi më shumë te loja jonë dhe te mënyra si do e përballojmë këtë ndeshje. Stadiumi do të jetë plotë. Për ne është një motivim më shumë për të bërë krenar popullin shqiptar”, tha Laçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëfimi ekskluziv i artistit Ergi Teta nga Dorëzi i Librazhdit , i cili po shkëlqen në artin e të gdhendurit në dru dhe...

INTERVISTOI FATMIR POPJA LIBRAZHD,23 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë...

Ku fshihet Putini/ Izolimi, frika nga atentati dhe misteri që rrethon vendndodhjen e tij

RUSI,23 maj 2026/Albania Express News/Raportet e mediave ndërkombëtare dhe...

Referendumi për Berishën, nis procesi i votimit, dilemë numri i anëtarëve me të drejtë vote

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sot mbahen zgjedhjet për kreun...

Majlinda Paja shpallet “Miss Afërdita 2026”, Belshi përjeton një natë magjike buzë liqenit

NGA FATMIR POPJA BELSH,23 maj 2026/Albania Express News/Qyteti i Belshit...