Detaje të reja nga krimi në Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në Podgoricë, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë.

Autori i dyshuar, Vehid Murici, pas krimit të rënde ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij.
Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric-it me origjinë nga Rozhaja.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”.
I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpi.
Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimnazistët e Elbasanit shkëlqejnë në Konkursin Rajonal të Ndihmës së Parë organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar

NGA FATMIR POPJA ELBASAN ,25 prill 2026/Albania Express News/Në një...

Rama në Dibër: Grupim në shoqëri të bashkuara bujqësore, mbështetje financiare dhe institucionale

DIBËR, 25 prill 2026/Albania Express New/ Kryeministri Edi Rama...

Vdes në fushë ish-lojtari i kombëtares së Nigerisë në moshën 40-vjeçare

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e...