Dështimi i formimit të qeverisë së re në Kosovë/ Kreu i LDK-Kurtit: Figurë tragjikomike si Don Kishoti, jeton në një botë që e ke krijuar vetë

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuvend gjatë fjalës së tij, e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me Don Kishotin, duke thënë se si ky i fundit, edhe Kurti ‘’zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë’’.

Ai tha edhe se Kurti, në këtë botë, ‘’sheh dhe krijon veç kundërshtarë’’.
‘‘Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje të thjeshtë por ironkisht dhe fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politik tonin, atë të Don Kishotit, si metaforë politike, sepse për fat të keq shteti ynë, ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurti. Për ju të pushteti që bërtisni teksa sa flasim ne këtu, që leximin se keni pasur as dëshirë as qellim, Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, figurë komplekse, tragjike, idealiste, dhe shpeshherë dhe thellësisht komike. Pra një figurë tragjiko-komike. Sikurse Don Kishoti, edhe Albin Kurti, zgjohet çdo ditë, çdo mëngjes, në një botë që e ka krijuar vetë. Në atë botë Kurti i VV’së, sheh dhe krijon veç kundërshtarë”, ka thënë ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...