Deputeti socialist i Qarkut Elbasan Ermal Elezi nxjerr në dritë historinë e jashtëzakonshme të familjes Zdrava nga Dumreja , nga atdhetari që luftoi për liri te vizionari i teknologjisë ,dy breza në shërbim të Shqipërisë

BELSH ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Ermal Elezi, ka sjellë në vëmendje historinë e jashtëzakonshme të familjes Zdrava nga Dumreja, duke vlerësuar kontributin e saj në historinë kombëtare, në mbrojtjen e trojeve shqiptare, por edhe në zhvillimin dhe modernizimin e vendit.

Në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Elezi ndalet te figurat e Sulejman Zdravës, i njohur në kujtesën e Dumresë si burrë lufte e atdhetar i flaktë, dhe i biri i tij, Ramadan Zdrava, i cili e shprehu dashurinë për Shqipërinë përmes dijes, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Sipas Elezit, historia e familjes Zdrava përfaqëson një ndërthurje mes patriotizmit, sakrificës, dijes dhe përkushtimit ndaj vendit.

Sul Zdrava, luftëtari dhe atdhetari i flaktë i Dumresë

Në postimin e tij, deouteti Ermal Elezi shkruan se Sulejman Zdrava, i njohur edhe si Sul Zdrava, ishte një prej figurave të spikatura të zonës së Dumresë në fillim të shekullit XX.

Emri i tij lidhet me mbrojtjen e Shkodrës në vitin 1913, ndërsa më pas ai u angazhua në organizimin e vullnetarëve të Dumresë përballë forcave serbe, në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Sipas rrëfimit të deputetit, Sul Zdrava mblodhi rreth 200 luftëtarë nga e gjithë Dumreja dhe mori pjesë në mbrojtjen e Beratit në vitin 1914. Më pas, ai u përfshi në përballje me andartët grekë në jug të vendit.

Elezi e përshkruan atë si një figurë të lidhur ngushtë me luftën për mbrojtjen e vendit dhe si një njeri që nuk u tërhoq përballë rreziqeve të kohës.

Ramadan Zdrava, inxhinieri që solli teknologjinë

Një tjetër figurë e rëndësishme e familjes së njohur të zonës së Dumresë ishte Ramadan Zdrava, i biri i Sul Zdravës.

Ndryshe nga i ati, i cili e shërbeu vendin gjatë luftës, Ramadan Zdrava zgjodhi dijen, arsimin dhe teknologjinë si mënyrën e tij për të kontribuar në Shqipëri.

I diplomuar në Itali si inxhinier, ai u kthye në vend me bindjen se Shqipëria duhej të ecte përpara përmes arsimit, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Sipas Elezit, Ramadan Zdrava solli në Berat aparatin e parë të filmshfaqjes, kontribuoi në ngritjen e kinemave dhe përhapjen e radios e gramafonit.

Ai gjithashtu u angazhua në modernizimin e bujqësisë, duke futur teknologji dhe makineri të reja, nga motopompat e ujitjes deri te pajisjet e punës.

Përndjekja dhe tragjedia e familjes

Historia e familjes Zdrava, sipas postimit të deputetit socialist, nuk lidhet vetëm me patriotizmin dhe zhvillimin, por edhe me përndjekjen gjatë regjimit komunist.

Sipas Elezit, Sulejman Zdrava vdiq në mërgim, në Itali, ndërsa i biri, Ramadan Zdrava, u arrestua, u dënua dhe u internua.

Në vitin 1979, në një gjendje të rënduar shëndetësore, Ramadan Zdrava u arrestua sërish dhe, sipas postimit, humbi jetën si pasojë e torturave në hetuesi.

Kjo periudhë përbën një prej kapitujve më të dhimbshëm në historinë e familjes, e cila, sipas Elezit, përjetoi jo vetëm luftërat dhe përpjekjet për zhvillimin e vendit, por edhe pasojat e represionit politik.

“Pushka” dhe “pena” në shërbim të Shqipërisë

Në përmbyllje të postimit, Ermal Elezi e përmbledh historinë e dy brezave të familjes Zdrava si dy forma të ndryshme të shërbimit ndaj atdheut.

Sul Zdrava luftoi për vendin me pushkë në dorë, ndërsa Ramadan Zdrava punoi për modernizimin e tij përmes dijes, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Sipas deputetit, historia e tyre dëshmon se një komb ndërtohet me guxim në kohë lufte, me dije në kohë paqeje dhe me dinjitet edhe përballë padrejtësive.

“Nderim për familjen Zdrava të Dumresë për historinë, kontributin dhe sakrificën e saj”, shkruan Elezi, duke theksuar se kujtesa për figura të tilla nuk është vetëm një detyrim ndaj së shkuarës, por edhe një udhërrëfim për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Historia e familjes Zdrava mbetet kështu një rrëfim ku ndërthuren patriotizmi, lufta, arsimi, teknologjia, sipërmarrja dhe sakrifica, duke sjellë në vëmendje kontributin e një familjeje nga Dumreja në periudha të ndryshme të historisë shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Analiza: Ideja e Vuçiç për Ibrin, kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën?

KOSOVË ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Debati për ndryshimin e...

Aksidentohet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, rrëzohet nga biçikleta

GREQI ,11 gusht 2026/Albania Express News/- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis,...