Ç’po ndodh brenda selisë blu, Alesia Balliu “demaskon” Sali Berishën, e akuzon se ka kthyer partinë në bunker…

 

Intervistoi: Rigels Seliman

TIRANË,9 maj 2026/Albania Express News/Ç’po ndodh brenda selisë blu, Alesia Balliu “demaskon” Sali Berishën, e akuzon se ka kthyer partinë në bunker…
Debatet dhe tensionet brenda Partisë Demokratike duket se po thellohen edhe më shumë pas përjashtimit të disa zërave kritikë nga gara për drejtimin e partisë. Një nga figurat më të komentuara të kësaj periudhe është Alesia Balliu, kandidatura për kryetare të PD e së cilës u refuzua nga drejtuesit e partisë.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, demokratja, aktivistja, avokatja dhe juristja e njohur, Alesia Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, ndërsa shprehet se zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike do të jenë një farsë.

Në këtë intervistë të drejtpërdrejtë dhe pa rezerva, zonja Balliu, e cila ishte pretendente kryesore për të marrë frendat e PD, e akuzon Berishën se ka kthyer Partinë Demokratike në një “bunker enverist”, ku sipas saj, nuk ekziston më gara, mendimi ndryshe dhe demokracia e brendshme. Ajo pretendon se çdo figurë që guxon të kundërshtojë kryetarin përjashtohet dhe sulmohet politikisht.

Sipas Balliut, frika më e madhe e Berishës është humbja e kontrollit mbi partinë dhe mungesa e mbështetjes reale nga demokratët. Juristja zbulon gjithashtu se ka nisur procedura ligjore për të kundërshtuar mandatin e tij në krye të PD-së, ndërsa paralajmëron se do të informojë edhe kancelaritë perëndimore për zhvillimet brenda opozitës shqiptare dhe veçanërisht PD-së.

Në këtë intervistë, ajo flet edhe për klimën politike në selinë blu, raportin me kritikët e Berishës dhe arsyet pse, sipas saj, Partia Demokratike po humbet identitetin opozitar. Balliu shprehet se PD sot dominohet nga një grup i ngushtë me frymë anti-SHBA dhe anti-SPAK, ndërsa demokratët e zakonshëm po mbeten pa zë. Mes akuzave të forta dhe toneve të ashpra politike, intervista sjell një panoramë të tensionuar të asaj që po ndodh aktualisht brenda opozitës shqiptare.

-Zonja Balliu, përjashtimi juaj nga gara për drejtimin e PD-së ka ngjallur debat publik. Si e interpretoni këtë vendim dhe çfarë tregon ai, sipas jush, për standardet demokratike brenda partisë?

Sali Berisha më ka privilegjuar duke më vënë në krah të demokratëve, në krah të individëve që guxojnë e luftojnë, në krah të individëve që ngrenë zërin. Më ka renditur në krah të Azem Hajdarit. Kështu që për mua është privilegj të renditem në krah të Azem Hajdarit.

Ku përjashtim është bërë sepse unë hodha kandidaturën për kryetare të PD-së. Berisha e merr këtë vendim sepse ka frikë garën dhe mendimin ndryshe, vetem standarte nuk kavetem gare nuk quhet, pasi ai që eshte i perjashtuar nga statuti legjitimohet, nderkohë perjashtohet kushdo që kundershton atë.

–Ju keni deklaruar se procesi është kontrolluar tërësisht nga Sali Berisha dhe se kandidatët alternativë janë eliminuar nga gara. Në këto kushte, sa e mundur është të zhvillohet një betejë politike reale brenda Partisë Demokratike?

Demokratët të dalin të protestojnë që të rrëzojnë Berishën si fillim, se sot jemi mbi 300 mijë vota diferencë nga rezultati i 2021. Berisha po shkatërron PD-në edhe nuk po e bashkon, por e ka bërë një bunker Enverist. Qe te kene mundesine. Enje beteje reale demokratet duhet te dalin. Sali Berisha sot nuk është më lider politik, por një personqë përjashton këdo vetëm nga frika.

Frika se nuk kontrollon më partinë. Frika se nuk e ndjek më askush nga bindja, por vetëm nga detyrimi. Një lider i vërtetë fiton me votë dhe me ide sot Berisha po sillet si Enver Hoxha, që përjashtoj e bëri tradhëtar këdo që nuk iu bind.

-Ju keni nisur procedurën ligjore për të ndaluar mandatin e Sali Berishës në krye të partisë. Konretisht keni paraqitur një kërkesë-padi në strukturat e PD-së, përmes së cilës u kërkon organeve drejtuese dhe institucioneve përgjegjëse për respektimin e statutit që ta largojnë Berishën nga posti i kryetarit, duke argumentuar se qëndrimi i tij është në kundërshtim me statutin. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kjo rrugë ligjore dhe çfarë mund të sjellë ajo konkretisht?

Sa për procedurën ligjore une i jam drejtuar gjykates partisë, por akoma s’kam mar një pergjigje zyrtare duke bere detyren time dhe nje sherbim per demokracinë. Hapi i rradhës është se do informoj të gjtha kancelaritë e perëndimit për atë që çfarë po ndodh dhe padiskutim qe do vazhdoj betejen per demokratiziminparimet dhe per Shqiperine, pasi sot Sali Berisha po minon demokracine dhe po ecen kunder interesit kombetar, duke penguar mundesine e te pasurit njeopozite reale.Sali Berisha e ka nën kontroll total PD.

Partia Demokratike nuk ka demokraci të brendshme dhe s’ka pasur asnjëherë. Berisha është pronar i PD. Ai i thotë njerëzve që nëse nuk doni të shërbeni në feudin tim ikni. Zgjedhjet janë formalitet noterial.

-Gjatë kësaj periudhe jeni vënë shpesh në shënjestër të kritikave nga Sali Berisha dhe figura të tjera të PD-së. Si i komentoni këto akuza dhe çfarë mesazhi keni për ta?

Akuzat ndaj mejejanë normale për këdo që i del përballë Berishës. Ai këtë gjë iu ka bërë të gjithëve. Kushdo qe guxon ta sfidoje, ai e intimidon duke shpifur ne mungese te argumentit.

-Si e vlerësoni aktualisht klimën politike brenda Partisë Demokratike? A ekziston ende mundësia për mendim ndryshe dhe konkurrencë reale, apo vendimmarrja dominohet nga një grup i kufizuar? Nëse situata aktuale në PD vazhdon dhe hapësira për kontributin tuaj ngushtohet edhe më tej, si do të reagoni dhe cilat do të jenë hapat tuaj të ardhshëm politikë?

PD nuk ka klimë ndryshe. Nuk ka asnjë opinion përveç asaj që Berisha thotë sot. Kaq. Ai dikur kishte gaztorë pseudo intelektualë që i rrinin rrotull por si ka më. Te vetmit zera ndyshe nePD jam une dhe zoti Salinaji dhe fakti qe sulmohemi me shume nga Berisha eshte sepse ne po paraqesim oroblein real te demokrateve dhe po e them me ze e figurë.

Berisha ka frike, pasi ai ka humbur besimin te demokrat dhe nuk lejon as hapjen e gares as mendimin ndryshe, as fraksionin brenda PD. E vetmja gje qe ndikon keq te Partia Demokratike eshte klima anti-SHBA dhe klima anti-SPAK, qe ka uzurpuar Partine Demokratike prej Sali Berishës.

Intervistoi: Rigels Seliman

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushtet e këqija atmosferike bllokojnë sërish aksin Librazhd–Përrenjas, qindra automjete në pritje

LIBRAZHD,16 maj 2026/Albania Express News/Kushtet e këqija atmosferike bllokojnë...

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...