Conference League, Dinamo City luan nesër ndaj Audës në Riga

LETONI ,03 gusht 2026/Albania Express News/-TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Edhe Dinamo City do të zbresë në fushë pasditen e së martës për të zhvilluar takimin e parë të raundit të tretë të UEFA Conference League ndaj skuadrës letoneze të Audës.

Ndeshja do të luhet në Riga, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa sfida e kthimit është programuar një javë më vonë në “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja vjen në këtë përballje pas një ecurie pozitive në Europë, duke eliminuar me sukses Astanën dhe Alumnij në dy raundet e para të kompeticionit.

Tashmë, Dinamo City synon të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm drejt fazës play-off, duke mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar për herë të parë në fazën e ligës së UEFA Conference League.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...