Çmimi i naftës rritet sërish, zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit

USA,11 maj 2026/Albania Express News/Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, ndërsa po zbehen shpresat për një marrëveshje mes Izraelit dhe SHBA dhe Iran për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me rreth 4%, duke arritur në afro 105 dollarë për fuçi. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga mesi i javës së kaluar.
Gjatë ditëve më të tensionuara të konfliktit, çmimi i naftës kishte arritur deri në 120 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për ekonomi dhe inflacion në shumë vende të botës.

Rritja më e fundit erdhi pasi Irani refuzoi një propozim të paraqitur nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se kundërpropozimi iranian ishte “krejtësisht i papranueshëm”.
Detajet e plota të marrëveshjes së propozuar nuk janë bërë publike.
Ekspertët paralajmërojnë se mbajtja e çmimeve të naftës mbi 100 dollarë për fuçi, së bashku me problemet në furnizim, mund të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në tregjet globale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...