Çështje që ngre alarm: zbatimi i masës “arrest në shtëpi” në pikëpyetje – përgjegjësia bie mbi Policinë, jo mbi të pandehurin

Elbasan

Çështje që ngre alarm ,zbatimi i masës “arrest në shtëpi” në pikëpyetje ,përgjegjësia bie mbi policinë, jo mbi të pandehurin

 

Një situatë shqetësuese që hedh hije mbi mënyrën e zbatimit të masave të sigurimit nga institucionet ligjzbatuese është bërë publike nga avokati Gentian Serjani, drejtues i zyrës “Drejtësi Sociale”, lidhur me çështjen e Klajdi Sadikut.

Sipas avokatit Serjani, për Klajdi Sadikun ishte caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa ligjërisht Policia e Shtetit kishte detyrimin ta shoqëronte atë në çdo seancë gjyqësore, si organ përgjegjës për ekzekutimin e kësaj mase.

Por faktet tregojnë një realitet krejt ndryshe. Në 10 seanca gjyqësore radhazi, Sadiku nuk është shoqëruar asnjëherë nga banesa e tij në Gjinar drejt gjykatës nga Policia e Shtetit. Shkak për këtë, sipas avokatit, është bërë distanca e largët e vendbanimit dhe mungesa e mjeteve policore, çka ka sjellë një praktikë të paprecedentë ,i pandehuri paraqitej vetë në Elbasan, ndërsa shoqërohej nga policia vetëm pasi mbërrinte në ambientet e gjykatës.

Kjo praktikë, e toleruar dhe e njohur nga komisariati dhe (SPZ) e zonës , është përsëritur pa asnjë kundërshtim në të gjitha seancat e mëparshme.

Në seancën e fundit, Klajdi Sadiku ndodhej i vetëm në qendër të Gjinarit, duke pritur furgonin e linjës për t’u paraqitur në gjykatë për të marrë pjesë në seancën e rradhës. Për shkak të temperaturave të ulëta, ai është futur përkohësisht në një lokal pranë vendit të pritjes, deri në mbërritjen e mjetit të transportit.

Megjithatë, në momentin e paraqitjes në seancë, pala e dëmtuar ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në shtëpi” në “arrest me burg”, duke pretenduar se i pandehuri kishte shkelur vendimin e gjykatës.

Avokati Serjani e cilëson këtë pretendim të pabazuar dhe të padrejtë, duke theksuar se nuk kemi të bëjmë me shkelje të masës së sigurimit nga i pandehuri, por me moszbatim dhe devijim të procedurës ligjore nga ana e Policisë së Shtetit.

Sipas tij, përgjegjësia ligjore për shoqërimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin korrekt të masës së sigurimit i takon organit shtetëror dhe jo personit nën masë. Klajdi Sadiku ka vepruar në përputhje me praktikën e krijuar dhe të toleruar nga vetë autoritetet, ndaj çdo tentativë për t’i faturuar atij pasojat është e papranueshme juridikisht.

Kjo çështje ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e zbatimit të vendimeve gjyqësore, përgjegjësinë institucionale dhe rrezikun që mosfunksionimi i organeve ligjzbatuese të rëndojë padrejtësisht mbi qytetarët.
Sipas avokatit Gentian Serjani ky rast kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

KORÇA ,15 qershor 2026/Albania Express News/Korça mirëpriti të premten...

Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Bregu i Fildishtë ka nisur me...

Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një...