Çdo gjë gati për Serbinë, zbulohet lojtari i Kombëtares që do ta ndjekë duelin nga tribuna

Shqipëria përballet sonte me Serbinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj të futbollit.
Dueli që do të luhet në orën 20:45 dhe që do teansmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb, pritet të jetë vendimtar për fatin e kuqezinjve në garën drejt Botërorit 2026, me ekipin e Sylvinhos që kërkon të mbajë gjallë ëndrrën e madhe.

  • Në prag të përballjes, është konfirmuar edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për këtë takim. Në stol do të jenë 22 futbollistë, ndërsa njëri prej tyre do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Sipas burimeve pranë Kombëtares, bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv Nazmi Gripshi, i cili kishte udhëtuar nga Kazakistani për t’iu bashkuar ekipit.
    Edhe pse trajneri Sylvinho kishte folur me vlerësim për Gripshin në konferencën e fundit, duke pranuar se e kishte ndjekur me kujdes në ndeshjet e klubit të tij Astana, tekniku brazilian ka vendosur që për momentin 27-vjeçari të mos debutojë ende me fanellën kuqezi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Valdrin Pjetri është emëruar...

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...