BRUKSEL-Kos: BE do të disbursojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi

BRUKSEL, 11 maj 2026/Albania Express News/ – Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos  tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e Planit të Rritjes.

“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën shumë mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete përsa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar edhe Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, deklaroi Kos.

”Ndërkohë po përgatisim samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën e tyre evropiane”, tha ndër të tjera Kos., në një komunikim me gazetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Neymar tallet me parashikuesin: Provojeni në Botërorin tjetër

BOTËRORI 2026, 2 korrik 2026/Albania Express News/-Kombëtarja braziliane i...

Rusia godet me Kievin me dronë e raketa gjatë natës, dhjetë viktima dhe dhjetëra të plagosur

UKRAINË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeqyteti ukrainas u shënjestrua...

Ish-deputetja e PS, Prof. Asoc. Dr. Desantila Tahiraj emërohet drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan

ELBASAN ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Prof. Asoc. Dr. Desantila...