Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshimin e çmimeve të karburanteve, të miratuara në mbledhjen e datës 14 prill 2026.
Sipas vendimit, çmimi i naftës është rritur me 6 lekë për litër, duke u shitur nga 209 lekë/litër në 215 lekë/litër në tregun me pakicë. Ndërkohë, benzina është rritur me 2 lekë për litër, nga 176 lekë/litër në 178 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të martë, në orën 15:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të ndryshimeve të tregut.
Bordi i Transparencës u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar masa në rast shkeljesh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME