Blendi Gonxhja njofton zbulimin e një mauzoleumi të periudhës romake

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur zbulimin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në Strikçan të Bulqizës. Ky varr, i gjetur gjatë projektit kërkimor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, ka përmasa 9 x 6 metra, me një dhomë funerare 2,4 metra të lartë dhe elementë arkitektonikë dhe epigrafikë të rrallë.

Në monument është zbuluar një mbishkrim dygjuhësh kushtuar Gellianos dhe perëndisë Jupiter, i pari i këtij lloji në zonën e Dibrës. Varri ka tre ambiente – dhomën e varrimit, paradhomën dhe një shkallare monumentale – dhe përmban enë qelqi, objekte kocke, armë dhe fragmente tekstili të thurura me fije ari, që tregojnë statusin e lartë të individit të varrosur.

Specialistët e konsiderojnë mauzoleumin një zbulim të pazëvendësueshëm për studimin e periudhës romake në Shqipëri. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me DRTK Tiranë dhe Institutin e Arkeologjisë, do të vendosë masa mbrojtëse për sitin arkeologjik dhe do të vazhdojë mbështetjen e kërkimeve shkencore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tërmeti i dyfishtë në Venezuelë/ Bilanci i viktimave me shifra katastrofike, deri më tani janë raportuar mbi 4400 të vdekur

VENEZUELË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...

“Refuzova tre herë kërkesën për arrestimin e gjyshit të Edi Ramës”, Qemal Lame ”: Ish-shoferin e Zogut e donin në burg se fliste mirë...

TIRANË ,13 qershor 2026/Albania Express News/-Në Shqipërinë komuniste gjithçka...

Ish-kryehetuesi i regjimit komunist rrëfehet për 2 prillin: Urdhrin e dha Ramiz Alia, tentuan të më arrestonin mua për…

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Komunizmi ka vdekur në...

Sot seancë plenare, Kuvendi rrethohet me gardh metalik. Deputetët e PS futen nga hyrja anësore

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi do të mblidhet...