Bilanc tragjik! Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 4 të plagosur. Pamjet të frikshme, ja si ka përfunduar furgoni

VLORË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Mëngjesin e së dielës, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një mjet tip fugon me targa AC701AJ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për nxjerrjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet pritet të bëjnë publike identitetin e viktimës dhe të plagosurve, si edhe detaje të tjera mbi ngjarjen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident zinxhir në aksin e rrugës kombëtare Fier-Levan, përplasen tre automjete

FIER ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është...

Sulmi në Marshimin e Krenarisë në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur. Policia në kërkim të autorit, si ndodhi ngjarja

GJERMANI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...

Hap i ri në luftën kundër kancerit të pankreasit: Pilula e re rrit jetëgjatësinë e pacientëve

TIRANË, 26 korrik 2026 /Albania Express News/- Një pilulë...