Besëlidhja e Lezhës shpallet kampione e Grupit A në Kategorinë e Dytë

LEZHË, 19prill /Albania Express News/ Besëlidhja është shpallur ekipi kampion i Grupit A në Kategorinë e Dytë për këtë sezon, duke siguruar edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Skuadra lezhjane e kishte siguruar më herët vendin e parë në grup, ndërsa e mbylli sezonin me një fitore 2-0 ndaj Naftëtarit në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin “Bashkim Sulejmani”.

Pas përfundimit të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin fitues të Grupit A. Kupa iu dorëzua skuadrës së Besëlidhjes nga ish-futbollisti i Kombëtares, Kristaq Mile.

Me këtë sukses, Besëlidhja do të garojë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, pas një sezoni të suksesshëm në Kategorinë e Dytë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BESA !

NGA NERTIL JOLE TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-E...

KF Gramshi nis projektin e ri, zyrtarizon Julian Malon në drejtimin sportiv dhe Fadil Metën si përforcim në fushë

GRAMSH ,25 korrik 2036/Albania Express News/-KF Gramshi ka nisur...

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona,...