Berisha: Rruga e Kombit i dha rëndësi tjetër Portit të Durrësit

TIRANË, 24 prill 2026 /Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se, Porti i Durrësit ka rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të vendit.

Në fjalën e tij në takimin e organizuar nga departamenti “Brain Gain”, me temë “Si shpëtohet Durrësi?”, Berisha u shpreh se pozicioni gjeografik i Shqipërisë, si pika më perëndimore e gadishullit Ballkanik, e bën vendin një nyjë të rëndësishme lidhëse me Evropën dhe më gjerë.

Sipas tij, ky avantazh është përforcuar ndjeshëm nga ndërtimi i Rrugës së Kombit, e cila ka afruar portet shqiptare me rajonin dhe Evropën Qendrore.

“Rruga e Kombit i dha një dimension të ri dhe të pandryshueshëm rëndësisë së Portit të Durrësit, duke e bërë atë një nga pikat më të favorshme të transportit për rajonin”, u shpreh Berisha.

Ai iu referua gjithashtu Marrëveshjes së Uashingtonit, duke theksuar se në këtë marrëveshje parashikohet zhvillimi i një hekurudhe që lidh Durrësin me Prishtinën, si dhe ndërtimi i një porti të thellë rajonal.

“Në vlerësimin e pozicionit strategjik të ujërave tona, në marrëveshjen e Uashingtonit midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në zyrën ovale, në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal”, tha Berisha.

Sipas Berishës, këto projekte përbëjnë elementë kyç për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit, duke e bërë Shqipërinë një alternativë konkurruese për korridoret e tjera të transportit.

Në fjalën e tij, ai ngriti shqetësimin për të ardhmen e Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë një aset strategjik që, sipas tij, rrezikon nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...