Berisha: “Rama, armik i Kosovës si Vuçiçi — po ndjek skenarët për ndarjen e saj”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën që pritet të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Berisha deklaroi se mitingu, sipas tij, “ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të politizojë një çështje madhore si ajo e genocidit ndaj shqiptarëve.

“Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës! Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty. Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore si genocidi, çështje partiake,” – tha Berisha.

Ai shtoi se dënimi i genocidit është “një detyrim njerëzor dhe moral”, duke përmendur masakra të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë: “Shkoni në Krushë, në Reçak, në Lugin e Butë. Janë vrarë të moshuar, gra e fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë.”

Berisha akuzoi Ramën se është sjellë si “armik i Kosovës”, duke e përjashtuar nga nismat rajonale dhe duke u përpjekur, sipas tij, “të përmbysë Albin Kurtin”. Ai e krahasoi qëndrimin e qeverisë shqiptare me atë të Republikës Serbe të Bosnjes, duke e quajtur “të papranueshëm për një shtet shqiptar”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, kryeministri Rama bën sërish thirrje për dialog

TIRANË, 24 tetor 2026 /Albania Express News/-Teksa ditën e...

Ushtari i panjohur si dëshmitar i heshtur ! Sot Korça jonë feston Ditën e saj të Çlirimit.

NGA NERTIL JOLE KORÇË , 24 tetor 2026 /Albania Express...

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...