Berisha për Dumanin: Armik i pluralizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot pas debatit me mazhorancën në lidhje me pyetjet drejtuar krerëve të institucioneve të drejtësisë, se parlamenti përmes një skenari synon t’i mohojë opozitës të drejtën kushtetuese për pyetje me gojë ndaj institucioneve të drejtësisë.

Sipas Berishës, propozimi që opozita të heqë dorë nga pyetjet publike ose, në të kundërt, raportet të votohen pa u lexuar, është “pazar i papranueshëm” dhe një tentativë për të shmangur transparencën.

Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se po mbron interesat e qeverisë dhe se nuk ka kthyer “asnjë qindarkë” nga fondet e përvetësuara në aferat korruptive, përfshirë atë të inceneratorëve.

“Ky është një armik i pluralizmit”, tha Berisha i cili shtoi se, “në vitin elektoral sulmoi me çdo kusht opozitën dhe i vë në arrest shtëpie, arrest me burg, në ndjekje penale, në mënyrë që partia e tij e krimit dhe ai vetë të fitojë zgjedhjet”.

“Kjo nuk janë gjëra të panjohura për ata që na dëgjojnë. Të panjohura janë 1 miliard dhe 200 milionë euro të zhdukura nga këta qeveritarë që ky nuk u ka kthyer një qindarkë qytetarëve shqiptarë. Të panjohura janë konflikti i tij i interesit”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se opozita do të organizojë “protesta, sepse pa protesta, situata vazhdon të degradojë gjithnjë e më shumë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Teherani nuk vonon përgjigjen pas sulmit të SHBA-së në Bandar Abbas, godet një bazë ajrore amerikane

IRAN,28 maj 2026/Albania Express News/Tensionet midis Shteteve të Bashkuara...

Prokuroria kërkon “Arrest në burg” për producentin Petri Bozo pas aksidentit tragjik të 7 vjeçarit në Mengël të Elbasanit

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor...