Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në fokus demokracia dhe bashkëpunimi ndërkombët

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, e cila po zhvillon punimet e saj në Bruksel.

Berisha merr pjesë në këtë forum në cilësinë e zëvendëspresidentit të IDC-CDI, një funksion që e vendos atë në drejtimin e punimeve të një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që bashkon partitë e qendrës së djathtë dhe konservatore nga mbarë bota.

Asambleja ka mbledhur në kryeqytetin belg liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Europa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia, të cilët po diskutojnë mbi zhvillimet politike globale, sfidat që përballen demokracitë, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e lirive themelore dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Punimet e Asamblesë u çelën nga Presidenti i IDC-CDI, ish-presidenti i Kolumbisë, Andrés Pastrana, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e prezantoi eurodeputeti Antonio López-Istúriz. Gjatë sesioneve të punës pritet të mbahen fjalime nga personalitete të njohura të politikës ndërkombëtare, diskutime në seancat plenare me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe drejtuesit e partive anëtare, si dhe të miratohen rezoluta mbi çështje të rëndësishme të politikës globale.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, në cilësinë e zëvendëspresidentit të IDC-CDI, Sali Berisha është pjesë e drejtimit të punimeve të këtij forumi, i cili konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme të bashkëpunimit mes forcave politike të qendrës së djathtë në nivel ndërkombëtar.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike thekson se pjesëmarrja e Berishës në këtë Asamble rikonfirmon rolin aktiv të saj në forumet ndërkombëtare dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve me partnerët politikë që ndajnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës.

Asambleja e Përgjithshme e IDC-CDI pritet të përmbyllë punimet me miratimin e dokumenteve dhe rezolutave që do të përcaktojnë qëndrimet e organizatës mbi zhvillimet më të rëndësishme politike dhe gjeopolitike në nivel global.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...